Pasagjeri i inatosur filloi të kapej edhe me udhëtarë të tjerë, derisa avionic zbriti dhe katër punonjës sigurie po e mbanin që të mos ndodhte dicka serioze.
Dëshmitarët treguan se ai nisi të bërtiste dhe u drejtua te kabina që qëndrojnë rojet duke u munduar që të qëllonte njërin prej tyre.
Avioni me 144 pasagjerë ishte nisur nga San Francisko për në Mexico, por u detyrua të ndalonte në Guadalajara që burri i inatosur të qetësohej.
Nuk dihet arsyeja e zemërimit të tij, por e larguan nga avioni dhe nuk dihet nëse do merren masa ndëshkuese për të.
