Kryeministri Rama nuk e ka patur të lehtë sot në një takim në Korçë me qytetarët. Fjala e tij është ndërprerë herë pas herë nga qytetarë që grindeshin me njëri-tjetrin.
Në fund, Rama u kërkoi të ndalonin dhe të prisnin sa të përfundonte ai fjalën e tij.
“A ka mundësi tani, të mbaroj unë dhe dilni atje në qoshe dhe merruni vesh me njëri-tjetrin. Por kujdes se ky është me gruan. Mos u zini tani këtu”, u është kthyer Rama.
