VIDEO/ Po luante me motrën, 7-vjeçari ngec brenda në lavatriçe

Gazeta Dita

Një djalë 7-vjeçar ka ngecur brenda në lavatriçe ndërsa po luante me motrën e tij në shtëpi në Kharkovit, Ukrainë. Për ta shpëtuar u kërkua ndihma e zjarrfikësve të cilët arritën pas shumë përpjekjesh që ta nxirrnin jashtë.

Djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, për t’iu fshehur motrës së tij mendoi se kishte gjetur vendin perfekt dhe është futur në lavatriçe. Por sapo u fut brenda kuptoi qe nuk dilte dot më jashtë ndaj filloi të bërtiste duke kërkuar ndihmën e familjarëve.

Asnjëri prej tyre nuk arrit që ta nxirrte jashtë ndaj thirrën zjarrfikësit, të cilëve u erdhi një ide gjeniale në mendje.

Ata i lyen të gjithë tupin me vaj luledielli, si edhe përdorën një ventilator për ta freskuar që të mos asfiksohej brenda. Operacioni zgjati rreth 20 minuta dhe 7-vjeçari arriti të shpëtonte pa snjë dëmtim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *