Japonia është e çmendur pas Podolskit. Që në ndeshjen e parë zyrtare me Vissel Kobe Lukas Podolski ka udhëhequr klubin e tij me një dopietë në fitoren 3:1 ndaj Omiya Ardija. Pas një pjese të parë të përgjumur, ish-lojtari i përfaqësueses gjermane shpërthen në pjesën e dytë.
Goli i parë ishte një gol spektakolar nga rreth 25 metra me të majtën, ashtu siç jemi mësuar ta shohim në kohët kur luante te Koln apo Arsenal.
Oymia barazon rezultatin me një tjetër debutues Marcelo Toscano, por Podolski përgjigjet me një tjetër gol duke mundur dy mbrojtësGoli i tij i dytë ishte tepër i veçantë për arsye se ai rrallëherë ka shënuar një gol me kokë. Pas krosit nga e djathta ai kërcen fuqishëm duke goditur mirë topin që është i pakapshëm për portierin kundërshtar.
