VIDEO: Goditet sërish Vetëvendosja, arrestohet Glauk Konjufca

Saimir Lleshi

Rreth orës 6.00 mëngjesin e sotëm, policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Ai është shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Policia ka kërkuar nëpër shtëpitë e tyre edhe Xhelal Sveçlën dhe Sali Zybën, por pa mundur t’i gjejë.

Banesa e këtij të fundit është në të njëjtin bllok me atë të deputetit tjetër  të VV-së, Albin Kurti.

Arrestimet kanë të bëjnë me rastin e dëmtimit të automjeteve të EULEX-it në vitin 2009 – sipas policisë.

Deri më tani disa seanca gjyqësore kanë dështuar për shkak të pamundësisë për t’i sjellë në gjykatë të gjithë të akuzuarit.

Herën e fundit, seanca qe caktuar për 11 janar por vetëm 7 nga 21 të akuzuarit ishin të pranishëm.

Share This Article
1 Comment
  • ZAJEDNICA NUK KALON

    KOSOVA ESHTE SHQIPERI

    PERPARA VETEVENDOSJE

    PROTESTA E 17 SHKURTIT DO TE JETE ME E MADHJA NDONJEHERE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *