VIDEO: Policia gjithë natën në këmbë, ç’ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës

Leda Hysa

Policia vijon kontrollet përgjatë fundjavës me shërbime të shtuara në autostradë, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme janë kapur drejtues mjetesh duke lëvizur me shpejtësi deri 176 km/h, ndërsa u është hequr leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Tiranes vijon kontrollet me Radar ne rrugën interurbane Tirane-Durrës për parandalimin e aksidenteve dhe njofton se vetëm nga ora 20.00 e mbrëmjes e deri në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 21 raste të tejkalimit të shpejtësisë deri në dyfish mbi normën e lejuar.

“Shpejtesi qe varionin nga 150 km/h deri ne 176 km/h, duke u kthyer ne rrezik potencial per sigurine e jetes. Policia e kryeqytetit do vijoje kontrollet pergjate fundjaves me sherbime te shtuara duke perdorur radarin e dragerat, me qellimin e vetem, sigurine e jetes ne rruge”, njofton policia.

Ne fund e ka edhe nje apel te forte per te gjithe ata qe duhet te reflektojne per jeten. “Mos ✈ por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, se ne rastin me te mire ju pret ???✍✍✍, e ne rastin me te keq ?? dhe destinacioni per ?❓❓❓❓”- shkruan policia.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *