VIDEO/ Policia Rrugore nxjerr pamjet e një aksidenti në Shkodër: Kujdes kalimtarët!

Leda Hysa

 

Policia Rrugore ka shpërndarë një mesazh sensibilizues për të gjithë këmbësorët, përmes një video-je ku është filmuar një aksident i ndodhur në Shkodër.

“Lutemi shikoni videon, bëni kujdes kalimtarët Kjo ndodhi sot në Shkodër. Mbi 50% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga këmbësorët. Fatmirësisht kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën”, shkruan policia në mesazhin për kalimtarët.

Në video shihet një grua që tenton të kalojë rrugën pa u kujdesur aspak për sigurinë e jetës së saj dhe ajo përplaset nga një automjet, që siç duket ka të instaluar kamerën që ka filmuar gjithë ngjarjen.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *