VIDEO / Policia stërvit shqiponjat për dronët

Dita

Janë testuar robotë, radarë e shumë gjëra të tjera, në mënyrë që të fitohet beteja më dromët. Por, policia holandeze nuk është kaq “hi-tech” në “luftën” që i ka shpallur këtyre pajisjeve.

Sipas mediave vendase, autoritetet e këtij shteti janë duke stërvitur shqiponjat në mënyrë që ato të rrëzojnë helikopterët e telekomanduar siç njihen ndryshe dronët.

Kjo pajisje është gjithnjë e më e përdorur nga njerëzit, të cilët e shfrytëzojnë edhe për të bërë foto.

Ndërkohë, Policia Shtetërore Holandeze thotë se jo gjithmonë dronët lejohen për një gjë të tillë, pasi kemi të bëjmë me shkelje të privatësisë, por gjithsesi siguria është ajo që shqetëson më shumë autoritetet.

Mark Wiebe, një zyrtar policor është shprehur: “Parashikohen raste kur dronët nuk janë të lejuar të fluturojnë dhe kjo gjithmonë lidhet me arsye sigurie”.

Ai shpjegon se shqiponjat janë stërvitur t’i shohin dronët si prenë e tyre, pra t’i marrin dhe t’i çojnë në një vend larg njerëzve dhe shpendëve të tjerë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=63&v=HifO-ebmE1s

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *