Një politikan ka qenë i armatosur, teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Në videon e publikuar në Xhungël.al duket edhe arma që politikani mban në brez.
Gazetari Artan Hoxha shkruan se personi në fjalë, pa e identifikuar, e ka armën me leje dhe se për këtë gjë është i sigurtë.
“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqesor si Bujar Nishani, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” edhe me kobure ne brez ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Per nje gje jam i sigurt, arma eshte me leje…”, shkruan Hoxha krah pamjeve.
Homazhet shtetërore në nder të Nishanit u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkoi në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas u dërgua në varrezat e Sharrës, ku edhe u zhvillua ceremonia e varrimit.
j.l./ dita

Keto jane pasojat e horizontit qe mediat shqiptare ja shpalosin publikut pa ndrojtje. Jam deri diku i sigurte se ai tipi e mban patllaken ne brez edhe kur shkon ne Hale. Une kam lexuar ne gazetat Shqiptare se ka patut raste kur ne WC eshte zbuluar nje gjarper i fshehur brenda saj. Keshtu qe nuk mund te thuash se ai qe shkon pa arme ne Hale eshte ne rregull nga trute e kokes.Siguria eshte thjesht Siguri.
Si perkthehet ne shqip arkemorti.
Politikanet dhe gjykatësit shqiptarë,janë kriminelët dhe mafjozët që duhet të luftojnë. Dhe pisat kërkojnë të hyjnë në Evropë me këta degjeberata.