Portieri i kombëtares së futbollit të Sirisë, Ibrahim Alma, ka rënë në sy për stilin e veçantë të tij për të nisur topin drejt mesfushës.
25-së vjeçari ndryshe nga të gjithë kolegët e tij që përdorin këmbët për të nisur topin, përdor duart. Çuditërisht me veprimin që bën siriani vërehet re se rezultati është i njëjtë, raporton “The Sun”.
Ai aktivizohet në kampionatin vendas ku është pjesë e ekipit të Al-Ittihad. Ndoshta kurrë nuk do t’i jepej mundësia për të marrë vëmendjen për shkak të nivelit ku luan, por falë gjetjes brilante, Ibrahim tashmë këtë e ka mundësuar.
https://youtu.be/BaUqyWKP5j0
