Video: Profesoresha amerikane “kundër” studentëve e protestave të dhunshme

Bora Basholli

Një grup studentësh është grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar arsim më cilësor dhe punësim në të ardhmen.

Por gjatë protestës pati edhe disa momente të dhunshme, nga disa prej pjesëmarrësve, të cilët hodhën tymuese dhe gurë ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke thyer edhe xhamat e institucionit.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe Lory.E.Amy, profesoreshë e Studimeve Kulturore në Universitetin Georgia Southern në SHBA, e cila raportohet të ketë marrë pjesë edhe në protestat e disa muajve më parë të studentëve, shkruan TCH.

Ajo u ka kërkuar studentëve t’u japin fund protestës së dhunshme, pasi kjo nuk është forma e duhur për të protestuar për arsimin.

“Si mund të jeni kaq budallenj. Kjo është një godinë për arsimim. Nuk është kjo mënyra se si protestohet për edukim”, dëgjohet ajo t’u thotë në anglisht studentëve.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Bravo! Respekte! Nje qytetare nga nje vend me civilizim ku cdo lloj demi shteteror eshte vandalizem dhe barbari!
    Ne Shqiperi tone njerzi mendojne se shkaterrimi ‘eshte qejf’, dhe se je duke bere ndonje ‘heroizem’ qe je duke shkaterruar pronen publike, e cila paguhet me taksat e popullit!

    Bravo zonje!

  • Janë përpëlitjet e fundit në arkivolin e leshelise që po jep shpirt, lristat e haremit veror të Jales, ngelsat e Baxhelles

  • Te lumte , kane vdekur burrat e ketij vendi .Ne tridhjet vjet e grabiten she e shqyen Shqiperine e uruar. Ns kerkokan tua gjeje shteti punen hahaha ……Ata qe e shkaterruan dhe e vodhen Shiperine jane ne krah te ketyre protestave .Duan destabilizim te vendit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *