Brenda 18 muajsh, do të transformohet bregu perëndimor i Liqenit të Shkodrës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në rrjetin social facebook, ku paraqet edhe video-projektin e këtij transformimi.
Sipas kreut të qeverisë, nga një vend i paralizuar dhe i degraduar prej dekadash, Shkodra do të kthehet në një perlë turistike për Shqipërinë.
“MIRËMËNGJES , dhe me këtë projekt që brenda 18 muajsh, do të transformojë bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës nga një krah i paralizuar e i degraduar prej dekadash, në një tjetër perlë turistike të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
l.h/ dita

po ky a është 3D apo është real??
me siguri që është real,sidomos ato pjesë kur asnjë nga ato vizatimet që paraqesin njerëz nu lëvizin!
mos u mërzit se me këtë popull idiot ke për ti fituar zgjedhjet,dhe pasi të na kesh shitur tek gërku!!
RROFTE PARTIA ME SHOKET EDVER DHE LALIDHJER
NE KRYE
Ec Rama se me projekte te tilla te del fitimi me i madh.
Se brenda ne lagjet e Shkodres nuk hedh ndonje lek qe jane cope cope,se nuk ka interes.
Keshtu ka bere me te gjitha qytetet ku ka zbukuruaf qendrat ndersa lagjet brenda jane per faqe te zeze.
Pa le me Tiranen,qe ne ish komunat tani pjese e Bashkise qe jane lene per faqe te zeze se i shperdoruan milionat vetem ne qender se atje bien ne sy per te marre ndonje dipllome lavderuese nga te huajt se me popullin kane mbaruar pune duke i nxjerre gogolin Berisha ketij populli budalla per ta trembur.
Paska fillu pune turni i dyte i portalit te sy peshkaqenit …