VIDEO / Pronari i ri shemb shtëpinë e Escobar: Aty jetonte djalli

Dita

Një vilë në Florida, SHBA, që dikur i përkiste trafikantit të drogës, Pablo Escobar, u shemb nga pronarët e rinj.

Shtëpia ngjyrë rozë, përpara plazhit në Majemi, ishte pronë e kolumbianit përpara se të sekuestrohej nga qeveria në vitin 1987.

Në kulmin e tij, Escobar ishte një nga njerëzit më të pasur në botë.

Karteli i tij sillte shumicën e kokainës në SHBA.

Së fundmi, meksikani El Chapo Guzman ka zënë vendin e tij duke trafikuar kokainën, por edhe drogëra të tjera në SHBA.

“Jam shumë i lumtur teksa shoh shtëpinë e djallit të zhduket përpara syve të mi,” tha pronari i ri, Christian de Berdouare, pronar i rrjetit të ushqimit të shpejtë Chicken Kitchen.

“Ai ishte krimineli më i madh në histori”.

Christian de Berdouare e bleu këtë shtëpi për 9.65 milionë dollarë.

 

3025CC7000000578-3406392-De_Berdouare_pictured_the_CEO_of_restaurant_chain_Chicken_Kitche-a-10_1453239868682 3058577800000578-3406392-image-a-3_1453239450862 3059472200000578-3406392-image-a-1_1453239426973

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *