Mijëra njerëz kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë dhe një hoteli të familjes Trump, si shenjë pakënaqësie për sulmin ajror të Shteteve të Bashkuara që rezultoi me vrasjen e gjeneralit iranian.
Protestuesit me thirrje të ndryshme u shprehën kundër edhe ndaj vendimit të SHBA-së që të angazhonte 3 mijë ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme për shkak të rritjes së tensioneve dhe kërcënimeve të Iranit kundër amerikanëve.


Gjenerali Qassem Soleimani, komandant i Gardës Revolucionare për legjionet e jashtme, u vra nga një sulm ajror në aeroportin e Bagdadit.
Një tjetër protestë është mbajtur në Los Angeles, por kjo ishte kundër luftës së mundshme mes SHBA-së dhe Iranit.
Gjithashtu protestat janë përhapur dhe në shtete të tjera si Filadelfia, Nju Jork, San Francisko kundër të ashtuquajturës “Lufta e Tretë Botërore”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, duke arsyetuar sulmin me dron ndaj gjeneralit, të premten ka deklaruar se Soleimani po planifikonte sulme ndaj diplomatëve amerikanë.
Ndërkohë, rivalët e tij demokratë, kanë thënë se veprimi i presidentit ishte i ashpër dhe rrezikon konflikt të ri në rajonin tashmë të tensionuar të Lindjes së Mesme.
j.l./ dita
