Teksa Malit të Zi i është hapur rruga për anëtarësim në NATO, atje po zhvillohen ende protesta kryesisht nga serbët dhe pro rusët. Protesta është zhvilluar pranë ambasadës së Shqipërisë në Mal të Zi, e cila është blinduar me forca policie. Një turmë protestuesish bënë thirrje edhe kundër Kosovës.
“Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk e japim Kosovën”, ishin disa nga thirrjet e dëgjuara. Një pjesë e të tubuarve kanë kënduar edhe “Himnin e heronjve të Kosovës”, këngë patriotike serbe.
Në tubim u shpërfaq edhe një banderolë me mbishkrimin “NATO është organizatë satanike”, ndërsa nuk munguan edhe thirrjet “Rusia, Rusia”, “Putin, Putin”… Si pasojë e protestës, raportohet se janë shtuar forcat e sigurisë para Ambasadës Amerikane në Podgoricë, sikurse edhe para Ambasadës së Shqipërisë, ku janë duke qëndruar së paku shtatë policë të armatosur.

Keshtu e kane sefte.
Nga gjendje e lemerisur.Dushe moja,serce moja.pro rusise.
Mandej zbythen dhe rrine urte.
I therrasin mendjes esull,perseri dushe moja e serce moja.Pro perendimit.
S’ke cu ben.Jane vale batice,zbatice.Shkja hesapi.