Video/ Provokon Partizani

Mila Hysotoci

Këtë të mërkurë skuadra e kuqe ka publikuar një video-promocion, me momente nga ndeshje derbi. Derbi ka nisur të “nxehet” teksa të dyja skuadrat vijojnë përgatitjet për betejën e së premtes, është Partizani, që lëshon “xixat” e para.

Video nis me një fragment nga një prej filmave shqiptar, “Shoku ynë Tili”. Është pikërisht batuta e famshme, “Po çe do, kot që vajtëm se hëngrëm dru si herët nga Partizani”. Më pas video vazhdon me pamje nga ndeshjet derbi të viteve të fundit, ku Partizani ka dalë triumfues ose të paktën nuk ka humbur asnjë takim prej vitit 2014.

Nuk ka dyshim se kjo sfidë do të jetë e nxehtë, para, gjatë dhe pas ndeshjes, pasi të premten do të përballen mes tyre dy skuadrat legjendare të vendit. Ajo që e bën të veçantë këtë ndeshje derbi, është fakti sepse rikthehet pas një sezoni mungesë.

Tirana është e etur për fitore, pasi janë jo pak por 13 ndeshje pa fitore, ndërsa nga ana tjetër Partizani vjen me moralin e lartë pasi ka epërsi historike në derbe. Ndaj sfida e së premtes nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por shumë më shumë se kaq!

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *