VIDEO: Pse qan kjo nuse? Vendi që modernizohet, por nuk heq dorë nga tradita

Saimir Lleshi

Zelanda e Re është një nga shtetet me mirëqenie të lartë në botë, por gjithsesi nuk ka hequr dorë nga traditat e veta.

Videoja më poshtë tregon kërcënimet në një dasmë. Të kollarisur dhe në dukje modernë, burrat shpërfaqin rite luftarake në kërcim.

Atyre u bashkohet edhe nusja 21 vjeçare, për të cilën BBC shkruan se ajo është e “mahnitur”.

Bëhet fjalë për ritin e kërcimit “Haka”, sipas të cilit burri dhe familja e tij shprehin respekt për nusen.

Kërcimi Haka, që shoqërohet nga britmat e gëzueshme, goditjet e trupit, dhe një ekzagjerim i mimikës së fytyrës, është pjesë e kulturës tradicionale të Maorit, ku përdorej si një britmë lufte për të frikësuar armikun, por edhe për të mirëpritur një mik të veçantë gjatë festimeve.

Videoja është xhiruar gjatë dasmës së çiftit në Auckland, javën e kaluar. Nusja,e prekur jashtë mase, i është bashkuar kërcimit edhe pse në kulturën Maori kjo nuk lejohet, por në dasmën e tyre po. Videoja ka shkaktuar miliona klikime në internet. /Dita/

https://www.youtube.com/watch?v=1Pzwre4bIoY

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *