Këto janë pamjet nga brenda banesës ku tre terroristët komplotuan për të hedhur veten në erë në aeroportin e Bruskelit dhe në sistemin e metrosë.
Banesa e rrënuar në rrethin e qytetit Schaerbeek është përdorur nga vëllezërit Khalid, Ibrahim El Bakraoui dhe nga mjeshtri i bombave Najim Laachraoui.
Gjatë sulmit terrorist humbën jetën 34 persona ndërsa më shumë se 270 të tjerë mbetën të plagosur.
Imazhet janë filmuar pas bastisjes që policia bëri në banesat e terroristëve, ndërsa në brendësi të saj janë gjetur flamuj të ISIS-it.
