VIDEO/ Publikohen pamjet. Çfarë iu gjet në banesë ushtarit të komandos që shiste drogë për VIP-at në “Bllok”

Gazeta Dita

Droga e llojit kokainë, e sekuestruar një ditë më parë në Tiranë, kishte si treg të saj lokalet e natës dhe ato te lojërave të fatit. Sipas hetimeve, ushtari profesionist Xhuliano Kasaj i prangosur tashmë, ishte drejtuesi kryesor i këtij rrjeti, që tregtonte droga të forta.

Edhe pse kishte zgjedhur rrugën fisnike, duke shërbyer si ushtar profesionist në forcat tokësore të Zallherrit, nuk i kishte shpëtuar pjesëmarrjes në aktivitet kriminal.

Xhuliano Kasaj u arrestua ditën e hënë nga oficerët e komisariatit numër 6., në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Tekstili”, dhe iu gjetën në banesë rreth 80 gram e kokainë. Së bashku me ushtarin Kasaj, në pranga ra edhe “vartësi” i tij Denis Kanani, i cili përveç kokainës shpërndante edhe kanabis.

Në fillim për të rënë në gjurmët e Kasajt, policia kishte mbi një muaj që monitoronte çdo lëvizje të Denis Kananit. Ky i fundit, tregtonte lëndë narkotike në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut, duke u fiksuar në të paktën 3 raste nga kamerat e sigurisë.

Share This Article
1 Comment
  • Arrestohjet nje qelbesire dhe ne filmim fytyures se ndyre i vene pulle dhe policia qe rrezikon jo.
    Are toca, kriminelet qe arrestohen nuk u vihet pulle per tu mbuluar fytyren, mundesisht zmadhoheni e ta shikojne mire te gjithe surratin e plehres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *