Gjatë ushtrimeve në jug të Italisë një aeroplan i aviacionit ushtarak italian “Eurofighter Typhoon” është rrëzuar ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Aeroplani ka rënë në det gjatë ushtrimit në Terracina, 76 kilometra prej Romës, ndërsa piloti ka vdekur.
Mijëra njerëz kishin po ndiqnin spektaklin në aeromitingun në brigjet e Terracinas kur piloti në fund të ushtrimin nuk arriti ta drejtojë mjaftueshëm aeroplanin për tu ulur mbi det.
Ai u rrëzua në det disa qindra metra nga bregu, prej nga doli tymi. Forcat ajrore italiane kanë lajmëruar se është gjetur trupi i pilotit.
Këto janë pamjet drithëruese të momentit mtë përplasjes në ujë të avionit, pamje të cilat janë ndjekur live edhe nga bashkëshortja dhe familjarët e të ndjerit.
https://youtu.be/YKZJPTHuaGw
