VIDEO / Pushohet nga puna sepse ofendoi Michelle Obamën

Dita

Një mësuese në Forysth County, Georgia është pushuar nga puna sepse ka bërë një koment racist për Michelle Obamën në faqen e saj të Facebook.

Jane Wood Allen, e cila punonte si mësuese në shkollën fillore të Chestatee, në Gainesville, u pushua nga puna të hënën sepse e quajti gruan e presidentit të SHBA, gorillë.

Në postimin e saj bashkangjitur me foton e zonjës së parë, ajo kishte shkruar:

“Kjo gorillë e gjorë… Si do ia dalë nëse nuk do ketë më çfarë t’i paguajë pushimet e saj luksoze? Duhet të fokusohet të ndryshojë pamjen e saj e sidomos flokët, në vend që të planifikojë se ku do shkojë me pushime! Është turp për Amerikën!”

Pas kësaj ngjarje ajo e mbylli adresën e saj në rrjetin social Facebook.

Share This Article
1 Comment
  • minimumi që mund ti bëhet!!për këtë ofendim racial ajo mund të procedohet dhe penalisht!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *