Video që po tremb botën/ Koreja e Veriut paralajmëron SHBA: Kështu do jetë fundi

Gazeta Dita

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka publikuar një video të trilluar, e denjë për një film në Hollivud, në të cilën një raketë e Koresë së Veriut “shkatërron” avionët amerikanë B-1B dhe F-35, ndërsa një nëndetëse shënjestron luftanijen bërthamore amerikane, USS Carl Vinson.

Videoja, publikuar nga DPRK Today, gjithashtu përmban Presidentin e SHBA Donald Trump, i cili shihet duke folur në kremtimin e 70 vjetorit të Forcave Ajrore të SHBA në Bazën e Përbashkët Andrews, portretizuar si “një njeri i çmendur”, raporton agjencia e lajmeve Koreno-Jugore Yonhap.

Në ‘filmin propagandistik’ Koreja e Veriut paralajmëron ashpër SHBA se ky që shohin në video do të jetë fundi nëse Trump vendos të sulmojë Penianin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *