Kjo video e jashtëzakonshme është bërë menjëherë virale në rrjet. Shimpazeja me një smartphone në dorë lundron në Insagram si të ishte një njeri. Madje ai sheh me shumë kureshtje fotot dhe videot e tij së bashku me kujdestarin e tij.
Video-ja është publikuar nga vetë kujdestari i tij. Përdoruesit e mediave sociale janë të mahnitur nga aftësia e shimpazesë ndërsa për ekspertët video-ja është shqetësuese.
Kujdestari i shimpazesë,Mike Holston nga Miami ka një dashuri të madhe për kafshët dhe duket se edhe kafshët e duan atë. Duke përdorur YouTube dhe Instagram-in, ai i tregon jetën e tij mes kafshëve, ashtu si dhe Tarzani, “Mbreti” i Xhunglës.
Në llogarinë e tij në Instagram, numëron 5 milionë ndjekës dhe rreth 500,000 të tjerë në YouTube. Ai është tifoz i kafshëve ekzotike dhe idhulli i tij është Steve Irwin, natyralisti i famshëm i cili vdiq në shtator të vitit 2006.
e.t./dita
