Me termin “qingji”, ata tregonin se duhet një kilogram drogë, veçanërisht marijuanë. Ishte pikërisht ky kod (Agnellino), që i vuri emrin operacionit të gjerë të policisë italiane në Raguza dhe Comiso, operacion i kryer në vitin 2014.
Ndaj bandës italo shqiptare është vendosur dënimi përfundimtar nga Gjykata e Apelit, e cila i ka dënuar me 157 vite burg të gjithë anëtarët e saj prej 13 personash, një pjesë e të cilëve shqiptarë.
Më konkretisht, shqiptarët e dënuar janë Shpëtim Xeka, i cili do të vuaj 8 vite e 10 muaj burg, Ylber Xeka, 3 vite e 10 muaj burg. Pjesa tjetër e të dënuarve janë shtetas italianë.
Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar rolet e secilit anëtar të grupit si dhe medota e operimit të tyre.
Në mënyrë të veçantë, organizata është furnizuar me marijuanë nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane, dhe më pas e shpërndarin atë përmes një rrjeti të gjerë shitësish.
Droga dërgohej direkt në shtëpinë e klientëve ose në vendbanimet e të arrestuarve. Pjesë e grupit ishin edhe dy gra.
Në disa raste trafikantët e fshihnin drogën brenda disa automjeteve të dëmtuara me qëllim që t’i merrte karoatreci për të shmangur dyshimet e policisë.
