VIDEO / Qytetari i mëson Kodin efektivit të policisë

redaktor

Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë me shpejtësi një video-regjistrim, ku shfaqen një qytetar dhe një efektiv i Policisë Rrugore që debatojnë për Kodin Rrugor.

Efektivi i Policisë ka ndaluar qytetarin dhe kërkon ta gjobisë për tejkalim shpejtësie. I gjithë debati është regjistruar nga një kamera amatore nga ana e qytetarit, i cili i kërkon efektivit të policisë mbi ç’bazë po e gjobit.

Polici rrugor i kujton nenin 140 pika 2 të Kodit për tejkalim shpejtësie, ndërkohë që nuk kishte asnjë matës shpejtësie të përcaktuar nga neni 140, pika 6 e Kodit. I zënë mat nga qytetari që i përmend këtë pikë të nenit 140, efektivi i Policisë Rrugore thotë se si matës përdori “sytë e tij”.

Kjo video dhe denoncimi i qytetarit është përshëndetur edhe nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri falenderon qytetarin dhe nxit çdo qytetar tjetër që të denoncojnë abuzimet e efektivëve të policisë.

“Kjo është forca jonë! Të bëhemi bashkë me qytetarët për të mos pranuar modelin e abuzimit. Sa më shumë denoncime të tilla, aq më e lehtë për të shmangur abuzimin. Ndaj po reformojmë Policinë, ndaj kemi ngritur Akademinë e Sigurisë si institucion i arsimit të lartë, ndaj po investojmë për kamerat e trupit për çdo punonjës policie, por mbi të gjitha, ndaj kërkojmë kontributin e çdo qytetari”, shkruan ministri i Brendshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=wURsSNzkSSA

Share This Article
6 Comments
  • dmth, ky tahiri nuk mere asnje pergjegjesi per kete idiotin qe gjobit pa kriter, dmth ky minister deshtak nuk mere asnje pergjegjesi per shkollimin e manget te ketij gomari dhe te shume gomereve te tjere qe dalin ne rruge e paciperisht gjobisin me justifikimin se mbushin arkat e shtetit…dmth tani ky minister I paafte na doli parimor dhe nuk merr persiper fushaten kunder qyttarit dhe lirive te tij me justifikimin se “do bejme shtet”….oooooo minister, mos u mundo te kalosh lumen me nje “bravo qytetarit” por ka kohe qe nuk shkojne shume gjera, pervecse tek ti, edhe ne dikasterin qe padrejtesisht drejton……terhiqi langonjte nga rruga e meso qytetarine…

  • DMTH. ZOTI ELIO. …SIKUR TI SHPETOJ NJE PORDHE’ POLICIT, E KA FAJIN MINISTRI, APO SIKUR TI ELIO TI BIESH ME GRUSHT GRUAS, FAJIN PER KETE E KA BABI YT QE TE KA EDUKUR, APO SI I BIE ORE GOMAR, QE PER C’DO GOMAR NE POLICI E KA FAJIN MINISTRI. PO LERINI MORE BUDALLALLIQET SE MINISTRI BOLL KA MEKATE TE TJERA PER TU PERGJIGJUR.

    • keshtu funksionon administrata, ti duhet te pergjigjesh e te thuash kush e ka fajin qe ka instruktuar keshtu policin (mesa duket ka shume nga keta), kush pergjigjet per trajnimet, kush merret me hetimin e kesaj gjendje e cila nuk eshte me injorance por dashakeqe perballe qytetarit…shefi I dikasterit (lexo mire) duhet te pergjigjet per gabimet e sejcilit prej vartesve dhe te kerkoje ndjese pervecse te jape llogari…leqe c’te te them ti je nga ata “forca cuna”…

  • Ky eshte ndryshimi qe sot ministri pranon se ka polilce qe duhen te denoncohen dhe te pastrohet policia nga arroganca e abuzimi duke i zevendesuar me te rinje me arsim e kulture , ndryshe nga koha e Salukut qe te pyesnin ne rruge a do te paguash Lalen apo don gjobe per Salen , ose me e keqja kur vritnin qytetar me duar ne xhepa ne bulevart dhe ish minisri ju jepte dekurata .

  • Megjithate kjo nuk do te thote ,
    qe kur te mos kete polici aparat mates sipas rregullores ,,, ti japim gaz makines sa te mundemi ,,, !!!!!!
    Knej nga katuni jone ….
    Kur patrulla eshte e perbere nga 2 police , numerohet 21 ,, 22 dhe nqs automjeti eshte me shpejt nga nje pike referimi ne nje pike tjeter ( e cila duhet te jete brenda gjatesise te ciles duhet te pershkoje automjeti me nje x shpejtesi , sipas tabeles egzistuese ne ate segment te rruges ) , atehere patrulla ka te DREJTEN e gjobitjes .
    Natyrisht jo gjobitjen maksimale . Por ama ka te drejten e Gjobes .
    Fatkeqesisht kjo patrulla ne fjale kete nuk e di.
    Me rrespekt.

  • ky eshte rrugac,kapet te ajo qe i mungon policit,aparati.dhe duket qe eshte pergatitur per kete debat derisa e incizon.
    sa rrugace ka sy ky me makine qe ecin me shmes hpejtesi , dhe ne rrugen e ish bllokut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *