VIDEO/ Raketa ruse bie mbi zonat e banuara në Chernigov

Amelda Amelda

Këto janë pamjet nga një shpërthim i një rakete ruse në qytetin Chernigov të Ukrainës. Në pamje, të filmuara nga kamera e një makine, shihet se rrugët janë të zbrazëta, deri kur në një moment një shpërthim i madh bën tokën të dridhet.

Një zonjë aty pranë, pasi dëgjon shpërthimin, kalon rrugën me shpejtësi, ndërsa drejtuesi i mjetit, ndal makinën teksa i shfaqen përballë këto pamje.

Nga ana tjetër, rezistenca ukrainase është e fortë dhe deri më tani, ata pretendojnë se i kanë shkaktuar shumë humbje armikut.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *