U ndez sot në mëngjes, furra e re e Uzinës së Ferrokromit në Burrel.
Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, sot në mëngjes, shoqëruar me pamjet e ku vë në dukje se bëhet fjalë për investim ku do të punësohen mbi 120 punonjës me pagë mesatare 650 USD.
“Mirëmëngjes, dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama.

Keto jane lajme.
Lajme por gjithmone ne kohen e ardhshme « do të ». Shko gazeta dhe intervisto punetoret e moren apo jo pagen 650 usd.