VIDEO: Rama mban premtimin, punë dhe shtëpi të re për Ilirin nga Vora

Leda Hysa

Kreu i qeverisë, Edi Rama është rikthyer sërish në shtëpinë e Ilir Koçit, të cilit i kishte premtuar se do t’i ndërtonte një banesë të re.

Sot Rama pas një muaji, ka shkuar sërish, për të treguar së shtëpia po ndërtohet, por dhe Iliri është futur në një punë.

“MIRËMËNGJES dhe me familjen e Ilirit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja dhe shtëpija e tij e re ka filluar të ngrihet, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.


l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ky eshte paradoksi i diktatoreve ne shqiperi.
    Disa dhjetra personave ju prishet shtepia per ndertimin e unazes dhe vetem per faktin qe nuk kane qene shume te shkathet per te perfunduar legalizimin e prones apo per te paguar aty ku duhet, pa asnje lloj kompensimi, vetem nje lemoshe, 3 vjet qera, kur investimi e mundi i tyre per ate prone mund te jete edhe 50 fish i asaj lemoshe qe ju ofron qeveria.
    Dikush mund te thote, “mire t’u behet, sepse kane zene token e tjetrit apo te shtetit”.
    Diskutojme per nje vend ku pothuajse shumica jane popull hajdut, pra nuk ka asnje te drejte per te bere moralistin.
    Kur e cilesoj ne fillim si paradoks, e kam shum mire parasysh, qe komentoj per nje vend qe Ali Baba me 40 hajdutet do e kishin zili.

  • Me parate e tija ne llogarine bahamas e beri, apo edhe keto me koncesionet, faturo 20,000 euro per 200,000
    Edhe njehere,

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik.

  • Te me rruac kryeminister,

    “burre i zoti” je por burre shteti nuk je. Thuana more kryeminister, me cilat para e pagove kete shtepi per keta njerez ne nevoje?
    Une kisha nje pyetje te thjeshte. Sa “Ilire” nevojtare ka kjo republika jone? A do u ndertosh edhe atyre nje shtepi te tille?
    Nese jo, jini nje demagog more kryeminister, jini nje njeri qe nuk ia vlen te merreni seriozisht.
    Familjes se ndihmuar, u uroj nje jete te dinjitetshme, ashtu sic ia uroj vetvetes dhe te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe u duhet te sakrikojne gjithcka, per te siguruar mbijetesen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *