Një video për Valbonën pa HEC-et

Leda Hysa

Kryeministri Rama ka postuar një video në Facebook me pamjet e Valbonës, duke nxjerrë në pah bukurinë e rrallë natyrore të kësaj zone.

Valbona është një nga zonat më të preferuara dhe vizituara nga turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Por pamja e mrekullueshme po cënohet nga ndërtimet e HEC-eve.

Ndërtimi i 3 hidrocentraleve në gjatësinë e 25 kilometrave do të thotë dënim kapital për lumin e njohur në mbarë viset shqiptare.

Lumi bashkë me Luginën e vet ku rrjedh është një nga të paktat vende që kanë mbetur pa u dëmtuar, duke mundur të ruajnë bio-diversitetin.

Vazhdimisht ka pasur kërcenime nga individë , gjuetarë të paligjshëm, tregtare të vegjël lëndësh drusore, që kanë synuar të përfitojnë në kohë rrëmujash që tek ne nuk kanë të mbaruar.

Kryeministri Rama ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” pamje të mrekullueshme nga Valbona….por ka fshehur atë që po bëjnë aty HEC-et.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES

…dhe me këto pamje nga Valbona e mrekullueshme, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • O p robve ,pse tallesh te pakten.
    Do fusje ne Burg per gerdecin
    Do fusje ne Burg per 21 janarin
    Do ulje naften
    Do ulje energjine elektrike ( fute fukarenjt ne Burg)
    Do prishje koncesionet
    Do ndihmoje biznesin e vogel dhe merrje listat para fushate neper duar(ja prishe dhe pronat pa’ leje bashke me listat)
    Ca’ kar….in bere o kokosh se dhe te votuam dhe skemi as ke te votojme se nuk i fute ne Burg kastile.
    Te qif…sha sojin
    Shkoni lart dhe harroni qe keni nje mision dhe u bere me i urryer dhe se sali kerma
    Pershendetje.
    Do ta jape zoti mbase mos u bej merak .
    Te fala sateme

    • O Ariu,

      Ka ikur ajo kohe kur kryetari i partise jepte urdher per te futur ne burg apo pushkatuar njerez! Apo s’ke marre vesh gje?!

      Tani keto gjera i ben drejtesia. Dhe ai “me i urryeri se sali kerma” yt, bashke me ShBA-te dhe BE-ne, nga drejtesia e kane filluar. Po bene drejtesine, i kane bere te tera, pra edhe ato te listes tende.

  • Do vije dita qe shqiptaret do ti prishin keto HEC-e, dhe lumenjte do te kthehen ne gjendjen e tyre natyrale. Tani le te bejne qejf dhe ca vite keta pallosha qe kemi zgjedhur ne krye nga te dyja krahet, por se shpejti do te vije fundi I tyre.

  • O Ariu,

    Ka ikur ajo kohe kur kryetari i partise jepte urdher per te futur ne burg apo pushkatuar njerez! Apo s’ke marre vesh gje?!

    Tani keto gjera i ben drejtesia. Dhe ai “me i urryeri se sali kerma” yt, bashke me ShBA-te dhe BE-ne, nga drejtesia e kane filluar. Po bene drejtesine, i kane bere te tera, pra edhe ato te listes tende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *