VIDEO / Rashica nuk ndalet, shënon sërish

Dita

Milot Rashica, talenti kuqezi është bërë sërish protagonist, teksa ka shënuar një gol në ndeshjen që ekipi i tij Vittese po luan ndaj Cambuur për javën e 18­-të të ligës së parë holandeze.

Rashica, po fiton vëmendje edhe më shumë nga mediat ndërkombëtare me golat dhe talentin që po shfaq në kampionatin holandez.

Rashica shënoi sot në minutën 48­-të dhe skuadra e tij po udhëheq në transfertë. Mediat holandeze kanë publikuar listën e 20 yjeve të kampionatit vendas për këtë sezon dhe Rashica gjendet mes tyre.

Cambuur 0-1 VitesseI pandalshëm Rashica, ky ishte goli i tetë në kampionat, ndërsa i katërti në tre ndeshjet e fundit.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, January 16, 2016

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *