VIDEO / Reagimi i pronarit të lokalit kur tatimorët duan t’i sekuestrojnë ekspresin

Dita

Ky është një lokal në qytetin e Fierit, me pak karrige dhe tavolina dhe me një aparat kafeje nga më të thjeshtët, sikundër shihni videon e mëposhtme.

Në lokal kanë mbërritur ekipe të kontrollit lokal tatimor. Duket se ata kanë konstatuar mungesë kase fiskale dhe faturash të prera me kasë fiskale dhe kanë reaguar në procedurën që përmban ligji, duke kërkuar sekuestrim malli.

Tatimori shihet teksa i kërkon pronarit të lokalit që ta lejojë të sekuestrojë aparatin e kafes. Në këto momente, pronari ngre aparatin e kafes nga banaku dhe e përplas në tokë duke e thyer, shoqëruar me fjalë komentuese për xhestin, ndaj punonjësit tatimor. Shihni pamjet e publikuara nga faqja në Facebook “Jeta osh qef”.

 

 

https://youtu.be/wPKIYrXf1Ys

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *