Kampe të shumta karantinimi që ngjasojnë me “qeli” të ngushta janë ngritur në Kinë për të strehuar njerëzit që dyshohen se janë infektuar me Covid, tregojnë videot e mediave sociale. Këto qeli nuk kanë asgjë tjetër veçse një tavolinë, një tualet dhe një krevat.
Gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit besohet të jenë në mesin e këtij kampi që ndajnë tmerret e jetesës në Zero Covid.
Vendi komunist po përpiqet të zhdukë virusin pavarësisht paralajmërimeve se varianti më infektiv, Omicron, e bën të pamundur një strategji Zero Covid, për zhdukjen e pandemisë.
Sipas dëshmive të qytetarëve që e provuan izolimin, çdo person i cili rezulton pozitiv me COVID-19 është i detyruar të qëndrojnë në izolim për 15 ditë në ato kushte.
“Askush nuk ka ardhur të na shoh! Çfarë kushtesh janë këto”, ka thënë njeri prej personave që e ka përjetuar karantinën”.
Kujtojmë se origjina e COVID-19 mendohet të ketë qenë në Kinë, në një qytet të vogël të saj që quhet Wuhan.
Pamjet e shpërndara gjerësisht në internet tregojnë njerëzit në “qelitë” e vogla të mobiluara me një shtrat prej druri dhe një tualet, ku ata detyrohen të qëndrojnë deri në dy javë.
a.m/dita
