Ky është momenti i çuditshëm se si një refugjat irakian është varur në një balonë në ajër pasi nuk kuptoi komandën e pilotit gjerman për ta lëshuar atë.
Video është filmuar në sheshin Market të Sint-Niklaas të Belgjikës dhe tregon dy balona gati për tu nisur në një mot me erë të fortë.
Në fillim të klipit shihet se si refugjati mbahet fort te njëra nga balonat ndërkohë që turma e sheh.
Sipas Provincial Zeeland balona arriti temperaturën e duhur për tu shkëputur nga toka në momentin që mori me vete irakianin.
Në fund njerëzit e tjerë në bord arritën ta ngrinin irakianin para se balona të mbërrinte në Holandë pas një ore e gjysmë./Ora
