“Mia San Mia” është parulla e famshme e Bayern Munchen.
Domethënia e saj është e thjeshtë: “ne jemi ata që jemi”.
Pra, ka të bëjë me origjinalitetin, vlerat dhe misionin që ky klub, por edhe Bavaria, ka.
Të jesh rrespektues i “Mia San Mia” do të thotë të jesh i veçantë , të formosh një familje, të respektosh, të jesh përgjegjës për gjithçka.
Frank Ribery ka menduar një gjë të tillë.
Francezi ka një dekadë që luan në Mynih.
Ai e quan shtëpi të dytë për rrespektin që ka për klubin.
Bayern ka postuar një video domethënëse në “Twitter”, i cili blen dy kapele të klubit dhe i firmos për një djalë me aftësi të kufizuara.
dh.th
