Video: Rivalët e “BMW” një “dedikim” për shefin e Mercedes që del në pension

Bora Basholli

Pas dekadash në Mercedes dhe shef i kolosit gjerman nga viti 2006, Dieter Zetsche vendosi të dalë në pension, i zëvendësuar nga suedezi Olla Kallenius.  Një lajm i rëndësishëm në botën industriale, që u përhap kudo në botë, dhe nuk mund të mos interesonte edhe rivalët e përjetshëm të BMW-së.

Këta të fundit menduan të uronin “kundërshtarin” e tyre tashmë në pension me një reklamë enkas, që ndërthur respektin për largimin e një figurë të madhe të industrisë gjermane me promovimin e brand-it të BMW.

Në reklamën e BMW-së, imagjinohet dita e fundit e punës për Zetsche, që normalisht interpretohet nga një sozi, shkruan a2. Rezultati u pëlqye nga të gjithë, ndoshta edhe nga vetë ish “bosi” i Mercedesit.

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *