Ai që do të nisë në gusht do të jetë sezoni i fundit me fanellën e Bayern Munich për holandezin Arjen Robben.
Sulmuesi i majtë nga Holanda, 33 vjeç, i njohur edhe për dëmtimet e vazhdueshme në karrierën e tij, krahas talentin të pafund, ka zbuluar atë që do të bëj në të ardhmen: do të vazhdojë të luajë futboll në kampionatin holandez me FC Groningen.
FC Groningen e mbylli në vendin e tetë kampionatin e kaluar në Holandë“Në fund të sezonit do ta mbyll me Bayern Munich.
Kam lajmëruar klubin dhe nuk ka kërkuar asnjë rinovim tjetër. Do të pushtoj për gjashtë muaj. Nuk do të bëj absolutisht asgjë. Më pas, kam ndërmend të rikthehem të ndihmoj ekipin tim të zemrës Groningen, skuadra e fëmijërisë time. Kam një lidhje të ngushtë me të gjithë dhe mendoj se mund të jem ende i vlefshëm për ta,” – tha Robben
https://youtu.be/smEDBNRE4JI
