Një rosë australiane është regjistruar duke thënë “you blody fool” (Ti budalla gjakatar). Ky është rasti i parë i dokumentuar i kësaj lloj specieje që imiton gjuhën e njerëzve.
Sipas një studimi të publikuar të hënën, rosaku me emrin Ripper u regjistrua duke imituar frazën gjatë një “takimi për çiftëzim”.
Sipas autorëve rosaku mund ta ketë mësuar frazën nga kujdestari i tij.
“Rosaku australian demonstron një aftësi të papritur dhe mbresëlënëse”, thuhet në studim. Raporti gjithashtu detajon sesi Ripper imitoi ekzakt tingullin e hapjes dhe mbylljes së derës.
Ka shumë lloje rosash dhe patash që mbarështohen në kafaz, dhe nuk ka pasur ndonjë raport që të tregojnë aftësinë për të imituar tingujt e njerëzve, tha autori i studimit Carel ten Cate për CNN të martën.
Zogjtë, papagajtë dhe kolibrat dihet se shfaqin këtë aftësi të të imituarit të zërit, por ky është rasti i parë i dokumentuar plotësisht i këtyre lloj rosave që shfaqin këtë aftësi, tha Cate, studiues dhe profesor i sjelljes së kafshëve në Institutin e Biologjisë në Universitetin Leiden, Holandë.
“Nuk është tamam një zë njeriu, por shumë i ngjashëm” tha ai. “E imiton mjaft mirë”.
o.j/dita

Mua më duket sikur thotë “ja fute podhs”.
Ndoshra varet nga gjuha që di ai që e dëgjon?
Ska gje per tu habit. Nje nga profecite e diteve te fundit te kesaj bote do te jete kur kafshet do te flasin si njeriu. Per brezat kur kjo profeci do te realizohet do te jete dicka krejt normale.
Tani, ka mundësi dhe kjo që thua ti, por më shumë ka kjo që do them unë: fundi i kësaj bote do vijë kur njerëzit të jenë më “budallenj” se kafshët. Dhe si duket paska ardhur.
Shumë idiotë flasin si ti.
Gane. Na rrufsh trapin.
Duket mbaroi shkollen anglisht dhe ate gluhe (Glosa) do flase Rosaku.
Ta dinte Rosaku kur Omiros shkruante Ilyadhen dhe Odhisene per Luften e Troas apo Ilion nga vjen dhe Iliadha ne shekullin e 13 P.E.S dhe kur vajzat loznin volejboll dhe anglezet hanin banane dhe mish njeriu nuk do fliste ate gluhe Latine.
Per fat te keq te Njerezimit Varvaroset (barbaret) jane ata qe po e shpien kete Kozmos dhe Politizmo te krijuar nga Greko Ilyret ne Gremo (Gremine “shqip”).
Lere c’thote rosaku, por “You bloody fool” mund te perkthehet “Ti budalla GJAKATAR” vetem nga google translate, ose nga noi perkthyes medioker qe perkthen fjale per fjale. Fjala “bloody” edhe pse vjen nga fjala “blood (gjak)” ne kete kontekst nuk ka kuptimin “gjakatar’, thjesht eshte nje perforcim negativ i fjales qe vjen prapa, si psh me thene shqip “ti budalle muti”, ose “ti kokrra e budalles”, ose “ti cope budalle”. Nejse, ju bofte mire gjeli i detit.