Shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur këto ditë disa zona e qytete të vendit, këtë pasdite “zunë pa mendje” Tiranën.
Kjo video ekskluzive për DITA tregon përmbytjen përgjatë bulevardit “Gj.Fishta” në drejtim të “Pallatit me Shigjeta”, në të dyja anët e Lanës. Është fakt që në këtë segment, ku Lana ka më pak pjerrësi, gjithnjë shirat e fortë krijojnë akumulim të prurjeve të ujit.
Jo pak herë niveli i lumit është afruar dhe madje ka barazuar nivelin e rrugës.

Fajin e ka Saliu!