VIDEO/ Rrëfim shokues për 40 gratë kosovare të dhunuara nga serbët, nëna: Më mirë të digjeshim të gjalla

Gazeta Dita

Disa nga viktimat kosovare të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë janë plakur para kohe, ndërsa ka nga ato që kanë vrarë veten për shkak të traumës si dhe vajza të mitura që kur u dhunuan kurrë më nuk u martuan.

Në një fshat të rajonit të Drenicës gjurmët e krimit nuk janë fshirë. Shtëpia ku forcat serbe i dërguan me dhunë për t’i dhunuar seksualisht 40 gra e vajza të reja, ekziston ende, ndërsa viktimat e mbijetuara janë në gjendje të identifikojnë kryerësit e kësaj mizorie.

Një nga 40 viktimat e dala gjallë nga kjo shtëpi e krimit, rrëfen se si i besuan simbolit të paqes dhe se si me shami të bardha në duar u dorëzuan duke besuar se ushtria ka rregulla dhe se askush nuk do t’u bënte keq pleqve dhe grave me fëmijë.

“Ata na dhunuan edhe fëmijët. Dhunuan edhe vajzat nën moshën 18 vjeçe”, thotë në rrëfimin e saj viktima e dhunës seksuale, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, shkruan Zeri.

Ajo rrëfen se u dhunua dhe në prezencë të vjehrrit dhe vjehrrës teksa gjithçka përreth kësaj shtëpie digjej.

“Më mirë të digjeshim të gjalla”, thotë nëna që ende ka plagët e dhunimit dhe të torturës.

Share This Article
3 Comments
  • Ju kosovaret qe keni 18 vjet pavaresi nuk merreni me krimet monstruoze te serbeve,por merreni me Masakren e Tivarit,Enver Hoxhen,Shqiperine socialiste etj!
    Ju akuzoni me shume Shqiperine se ish Jugosllavine dhe kjo ndodh se tej ju sundojne spiunet e UDB-se dhe pjellat e atyre qe formuan divizionin nazist “Scanderbeg”,qe eshte turpi i juaj!

  • Te nderqethet mishi, nga keto turpe, që u lejuan nga trupat e UNOs, atehere…ne shekullin e 20-te qene njerzit po aq ka kafshe sa dhe ne mesjetë. Ateherë ishin disa ligje kaloresie…
    Turp per te gjithe njerëzit qe i thone vetes te qytetëruar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *