VIDEO: Rreh barbarisht qenin e të dashurës, burg shqiptarit

Dita

Një video e siguruar nga kamerat e sigurisë së një ashensori ka bërë që një shqiptar të përfundojë para drejtësisë. Besmir Idrizi, 27 vjeç, ka dhunuar barbarisht qenin e të dashurës së tij.

Pamjet shokuese janë shpërndarë sot në mediat britanike, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur më 10 mars.

Video tregon Idrizin që godet papushim me shkelma qenin e urtë, ndërsa një tjetër qen qan në cepin e ashensorit. Ngjarja ka ndodhur në Essex, Britani e Madhe, raporton Javanews.

Dënimi i Idrizit më 18 mars dhe video e zbuluar i dha dhe fund marrëdhënies së tij me të dashurën.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *