VIDEO: Rruga e Kombit “pushtohet” nga mjegulla

Leda Hysa

Mjegulla e dendur ka mbuluar rajonin e Kukësit këtë mëngjes.

Kjo situatë ka kufizuar në mënyrë të ndjeshme shikueshmërinë e kalimtarëve si dhe të automjeteve.

Mjegulla sidomos në orët e hershme të mëngjesit ka mbuluar gjithë sipërfaqen e liqenit të Fierzës, por edhe ‘Rrugën e Kombit’.

Kjo nuk është hera e parë që qyteti i Kukësit mbulohet nga mjegulla e dendur, pasi kjo dukuri atmosferike është e shpeshtë në qytetin verilindor, kryesisht në periudhat e ftohta.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *