VIDEO/ Rusët bombardojnë portin në Ukrainë

Amelda Amelda

Forcat ruse po bombardojnë portin ukrainas të Mykolayiv, sipas një guvernatori rajonal, raporton Reuters.

Videot e shpërndara në rrjete sociale tregojnë zjarrin e madh që ka shpërthyer në zonë, si pasojë e bombardimit.

Ky zhvillim në qytetin e madh-port të Detit të Zi u konfirmua nga guvernatori rajonal Vitaly Kim , ndërsa banorët postuan video në rrjetet sociale, duke folur për shkatërrimin e dyqaneve, makinave dhe apartamenteve.

Në të njëjtën kohë, ata raportuan se një person është lënduar, por për momentin nuk raportohet për viktima civile.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *