VIDEO/ Sa njerëz do vdisnin nëse lufta bërthamore do niste sot?

Ornela

Neil Halloran, një specialist në vizualizimin e të dhënave, vendosi të përllogarisë koston që do të kishte një luftë nukleare në ditët tona.

Rezultatet e paraqitura në videon 14 minutëshe “The Shadow Peace, Part 1” janë me të vërtetë shqetësuese.

Eksperti ilustron shifrat e popullsisë globale dhe nivelin e vdekshmërisë dhe si u shtua numri i vdekjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për të vlerësuar numrin e viktimave të një lufte bërthamore, Halloran analizoi efektet e bombave të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki ashtu si dhe potencialin shkatërrues dhe kapacitetin e raketave që ekzistojnë sot. Gjithashtu ai mori në konsideratë edhe qytetet që do të ishin shënjestra e sulmeve bërthamore.

Ai vlerëson se një luftë bërthamore do të shkaktonte rreth 500 milionë të vdekur në tri javët e para, numër që do të kalonte me më shumë se 10 herë viktimat e Luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo shifër nuk përfshin edhe efektet e dimrit bërthamor që do të shkatërronte të mbjellat në mbarë botën dhe do të çonte në uri globale.

Në vitin 2015, specialisti i dedikoi një video 18 minutëshe tmerreve të Luftës së Dytë Botërore. Llogaritjet e tij zbuluan se asnjë konflikt tjetër në histori nuk ka shkaktuar aq shumë vdekje në një kohë aq të shkurtër. / DITA

Share This Article
1 Comment
  • Neil e ka bere me hile nuk i ka bere llogrite mire (sagllom).
    Mos e ka pak si te ulet kete numrin????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *