Armando Sadiku ka arritur të shënojë një tjetër gol për skuadrën e Legias së Varshavës. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e sotme të Kupës së Polonisë në transfertë ndaj Visla Pulavi, takim që skuadra e shqiptarit e fitoi me rezultatin 1-4.
Sadiku shënoi golin e 4-t dhe të fundit të takimit në minutën e parë të shtesës pak para vërshëllimës përfundimtare. Pas kësaj fitoreje, Legia është kualifikuar për në fazën pasardhëse të 16 skuadrave më të mira të kompeticionit.
