VIDEO/ Sadiku vendimtar për Legian, bomberi nuk fal para portës

Gazeta Dita

Armando Sadiku ka qenë vendimtar në sfidën që skuadra e tij Legia ka luajtur sot kundër kryesuesve të kampionatit, Zaglebie. Bomberi i kombëtares shqiptare ka realizuar golin e parë në fitoren 2-1 të vendasve.

Në minutën e 57-të Sadiku ka marrë një asisit perfekt të cilin e ka shfrytëzuar në maksimum duke dhënë një goditje shkatërruese për portierin kundërshtar që nuk mund të bënte asgjë për t’a ndalur sferën.

7-të minuta më pas ishte Szymanski ai që dysfishoi shifrat para se në minutat shtesë të lojës së rregullt miqtë të ngushtonin diferencat. Kaq pasi takimi do të mbyllej me shifrat 2-1.

Pas javës së shtatë Legia renditet e 3-ta me 13 pikë, 1 më pak se vendi i parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *