Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë. Një vajzë që nuk ishte e zonës ka rendur drejt pallatit në afërsi të plazhit për të veshur rrobat e banjës dhe ka përfunduar në gropën e ashensorit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Sarandë, në një pallat 7 katësh në të cilin nuk ndriçim. Siç tregojnë banorët e zonës në hyrje të pallatit nuk ka ndriçim dhe për më tepër dera e ashensorit, që nuk është vënë në funksion është e hapur.
Nga mungesa ndriçimit dhe duke mos njohur pallatin ka përfunduar në 4 metra thellësi, duke u plagosur.
Ajo nuk lëviz por dëgjohet teksa qan e thotë mes vajit se po i del gjak nga veshi, ndërsa banorët përpiqen ta qetësojnë.
Një vajzë që e shoqëronte shihet teksa e tmerruar bërtet e qan nga frika për të renë që ka rënë dhe nuk lëviz nga vendi ku ndodhet.
Për nxjerrjen e saj është dashur ndihma e zjarrfikëses. Vajza është transportuar drejt Spitalit të Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Edhe pse i ndërtuar prej rreth 6 vjetësh, në këtë pallat ashensori nuk është vënë në funksion. Në vend të ashensorit nuk është vendosur asnjë portë për të sinjalizuar banorët apo njerëzit që hyjnë në këtë pallat se në vend të ashensorit aty ka një gropë, duke rrezikuar jetë të tjera njerëzish.
l.h/ dita
