Të gjithë sytë e botës janë drejtuar në Kiev, aty ku po luhet finalja e “Champions”-it mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit.
Skuadra e Zinedin Zidan është përballë asaj të Klopit, ku të dy do të kërkojnë triumfin historik.
REAL MADRID-LIVERPOOL 2-1
64′ Gareth Bale kalon në avantazh Realin, me një super rofishatë brenda zonës duke shokuar të gjithë të pranishmit.
55′ Sadio Mane barazon rezultatin, pas topit të gjuajtur me kokë nga Lovren, sulmuesi i Liverpulit, i ndodhur në vendin e duhur e shtyn drejt rrjetës.
51′ Gafa qesharake e portierit të Liverpulit, Benzema kalon në avantazh Realin.
48′ Gjuajtja e Iskos nga brenda zonësh është stampuar në traversë. Shpëton për mrekulli porta e Liverpulit.
Përfundon pjesa e parë, Real Madrid-Liverpul 0-0.
43′ Karim Benzema gjen golin e avantazhit, por kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje.
36′ Edhe mbrojtësi i Realit, Dani Karvajal largohet nga fusha e lojës i dëmtuar dhe me lot në sy, vëndin e tij e zë Naço.
30′ Muhamed Salah shpërthen në lotë, largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, duke i lënë vendin Lallanës.
23′ Liverpuli i afrohet ndjeshëm golit me Aleksandër Arnold, gjuajtja e mbrojtësit është ndalur nga portieri Kejlo Navas.
s.a/dita

E po kjo pune!? Thashe se shenoi Babale!?