VIDEO/ Sherr në studio mes avokatit dhe përfaqësuesit të PD-së: S’ke lënë vrimë pa u futur …

Dita

Trafiku i drogës që po shkakton tërmet në politikën shqiptare” ka qënë kjo tema e nxehtë e diskutimit në emisionin “Debat” nga Roland Qafoku në “Channel One”.

Gjatë diskutimit me panelin e të ftuarve debati si duket ka kaluar limitet duke kaluar mes ofendimeve dhe akuzave mes dy prej tyre, avokatit Idajet Beqiri dhe këshilltarit të PD-së në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli.

Beqiri: S’ke lënë vrimë pa u futur për të marrë honorare. Për këtë paguhesh, po rri tani.

Olli: Këtë duhet ta denoncoj për shpifje në radhë të parë.

Beqiri: Po lere tani më shpifarak je ti se sa unë. Më thua mua je pjesë e qeverisë, ç’ punë kam unë me qeverinë.

Olli: Po zëdhënësi e qeverisë është kjo.

Beqiri: Unë se njoh qeverinë fare.

Olli: Ç’ punë ke ti si avokat të thuash… Ti je një zëdhënës i kamufluar i qeverisë. Se ti të marrësh përsipër të flasësh për shtet ligjor, për dritë në fund të tunelit ti vetëm drejt paguarjes je se një njeri nuk e thotë këtë gjë.

Beqiri: Jo more, jo po do lëmë krimin dhe kriminelët të na lulëzojë. Të lëmë vrasësit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *