Një makinë tip Renault ka dalë para një makine tjetër teksa po ecte dhe kaq ka mjaftuar që të plasë sherri.
Ngjarja ka ndodhur tek Unaza e Re ku shoferët janë sharë me njëri-tjetrin dhe pas kësaj, shoferi i Renaultit ka marrë një kaçavidë me të cilën e ka qëlluar shoferin tjetër.
Sipas raportuesit, ai e qëlluar në bark dhe në vetull, duke e plagosur shoferin tjetër. Ky i fundit nuk ka pasur mundësi të rezistojë më tej, por është personi që po e shoqëronte që ka ndërhyrë duke mos lejuar shoferin tjetër të largohej, shkruan Jeta osh qef
https://youtu.be/7mp5LsYly74
