Video/ Sherri masiv që mendohet si arsye e ekzekutimit të ish-policit

Edona Llukacaj

Një plagosje e trefishtë ka ndodhur në një lokal bastesh në zonën e Kinostudios në Tiranë, mbrëmjen e 27 Qershorit 2018 pak para mesnatës.

Në atë kohë policia dyshonte se ishte ish-kolegu i tyre Santiago Malko ishte njëri prej personave të përfshirë në ngjarje dhe që kishte qëlluar me armë duke lënë të plagosur dy vëllezër të grupit rival.

Sherri që nisi verbalisht, degjeneroi në përdorimin e armëve. Sikurse shihet në pamjet e kamerës së sigurisë të lokalit të basteve, dy vëllezërit janë qëlluar me pistoletë nga një person që, sipas policisë dhe informacioneve të grumbulluara, ishte Santiago Malko.

Një person i tretë mbeti i plagosur nga të shtënat. Në video duken edhe momentet kur personat të cilët ndodhen brenda lokalit të basteve, hedhin në rrugë karrige e sende të tjera.

Sipas raportimeve nga kontaktimi i dëshmitarëve, në sherrin masiv mes dy grupeve ishin dëgjuar shumë të bërtitura dhe të paktën 20 të shtëna me armë.

Kjo ngjarje e ndodhur para pak më shumë se një viti, besohet se është shkaku i atentatit në Tiranë më 27 Gusht 2019, kur ish-efektivi i policisë Santiago Malko u ekzekutua teksa po udhëtonte me makinë në zonën e Porcelanit.

Për këtë ngjarje Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim 8 persona si të dyshuar.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *